Trepça nuk ka mundur t’i bëjë ballë Pejës as në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të ‘play-offit’ duke pësuar me rezultat 61-80.
Ndryshe, trajneri i KB Peja, Branimir Pavic, inkuadroi të gjithë ekipin në ndeshje duke u dhënë hapësire të gjithë lojtarëve që i kishte në dispozicion dhe thuajse të gjithë arritën të shënojnë pikë.
Skuadra mysafire u tregua skuadër e fortë dhe fitoi me 19 pikë epërsi. Në këtë mënyrë, Peja është shumë afër finales së madhe pasi tash avancon me rezultat 2-0.
Edhe ndeshja e radhës luhet në Mitrovicë, ndërsa kujtojmë që skuadra e cila shënon tri fitore, kualifikohet në finale. /Telegrafi/