Site icon Telegrafi

Peizazhe gjeniale në trupat lakuriq të modeleve

Artisti Allan Teger përdorë modelet lakuriqe në të cilat vendosë dhjetëra figura në miniaturë për të krijuar iluzione fascinuese.

Qëllimi i tij është të nxisë perceptimin njerëzor të realitetit dhe të tregojë se në të njëjtën kohë ekziston nj realitet i shumëfishtë.

Në njërën prej këtyre fotografive shihet se si një njeri zhytet në pishinë në kërthizë, derisa në tjetrin një peshkatar i vetmuar përpiqet të zë peshk në kërthizë.

Teger tha se kjo ide i kishte lindur derisa po ligjëronte për psikologji në Universitetin e Pensilvanisë. Ai tha se kalon muaj të tërë duke menduar për realitetet e shumëfishta para se një ide t’i qartësohet në mendjen e tij. “kam përdorur metoda të vjetra, pa truqe, kompjuter ose fotografi të dyfishta. Në këto kohë secila fotografi është rezultat i manipulimit kompjuterik, kështu që shpresoj se njerëzit do të vlerësojnë faktin se puna ime është ndryshe”, tha Teger për gazetën Daily Mail. /Telegrafi/
 

Exit mobile version