Shoqata për Arsim, Kulturë, Sport dhe Ekologji me datë 13 maj 2018 organizon manifestimin ndërkombëtar kulturoro-sportiv “Etno Fest Tradita Vazhdon 2018″.
Aktiviteti do të mbahet në qendrën rekreative-sportive në Studeniçan të Shkupit.
Sipas organizatorëve, edhe sivjet pritet të marrin pjesë rreth 100 mundës nga Turqia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Maqedonia.
Sivjet është hera e tetë e manifestimit dhe realizohet në bashkpunim me Federatën e orgnizatave botërore dhe ballkanike si dhe Federatën e Mundjes Shtetërore të Republikës së Turqisë.
Përveç mundësve, manifestimi ka edhe karakter kulturor ku do të marrin pjesë edhe shoqëritë kulturore artistike që do të prezantohen me këngë dhe valle të vjetra popullore si dhe do të prezantohen ushqime tradicionale karakteristike për rajonin e Karshiakës, si pjesë e vlerave etno-kulturore./Shenja/