Igor Pehçeski i cili gjendet në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve ku merr terapinë për fibrozë cistike, ka akuzuar mjeken Stojka Naceva Fushtiq, e cila është ushtruese e detyrës së drejtores, se nëse jep deklrata për ilaçin “Trikafta”, nuk do të ketë vend për të në spital.
“Mjekja Stojka Fushtiq erdhi 2-3 herë në dhomën e spitalit dhe më ta se nëse vinë gazetarët gjatë fundjavës për të dhënë deklaratë për ilaçin Trikafta, për mua nuk do të ketë vend në këtë spital për trajtimin e fibrozës cistike”, shprehet pacienti Pehçeski.
Ai shtoi se ka letër lirimi dhe se i është mohuar që për dy ditë të tërë të marrë terapinë e tij.
Më herët sot nga Klinika Universitare për sëmundje të fëmijëve njoftuan se Pehçevski është në gjendje stabile dhe nesër do të lirohet në shtëpi./Telegrafi/