Site icon Telegrafi

Peeple, një aplikacion për vlerësimin e njerëzve!

 

Edhepse kishte gjeneruar shumë polemika dhe kritika, kur u fol për të në tetor, aplikacioni për vlerësimin e njerëzve ose siç njihet ndryshe si “Yelp për njerëzit,” nuk kishte nisur ende.

Tani, pas disa rrjedhjeve të konceptit fillestar, Peeple – aplikacioni për vlerësimin e njerëzve më në fund u lansua sot.

Peeple është në dispozicion për tu shkarkuar falas për iPhone ose iPad. Aplikacioni që nuk është i lidhur me faqen e famshme të vlerësimeve Yelp – është krijuar nga dy miq në Calgary, Kanada, dhe i lejon përdoruesit të vlerësojnë përdoruesit e tjerë në tri kategori: personale, profesionale dhe romantike.

Ideja është që aplikacioni të sigurojë “një kontrollë dhe pikë referimi për njerëzit rreth nesh,” krijuesit e saj thonë në faqen e tyre. ” Peeple ju lejon të zgjidhni më të mirë se cilin person ju do të punësoni, të bëni biznes me të, ta bëni fqinj, qiramarrës, apo kujdestar të fëmijëve tuaj”

Exit mobile version