Site icon Telegrafi

“Peeling” për buzët me mjaltë

Mjalti kuron lëkurën me enzimat e veta, vitaminat dhe aminothartinat të cilat ndihmojnë në zbutjen e problemeve siç është inflamacioni, por kanë efekt edhe të pastrimit të lëkurës tepër problematike. Mjalti do të kujdeset për qetësimin e inflamacionit dhe do të veprojë kundër baktereve, ndërsa vitamina E do të sigurojë lagështinë dhe elasticitetin e nevojshëm të lëkurës.

Gjysmë luge supe me sheqer dhe gjysmë luge çaji me mjaltë, përzieni në një enë. Me gisht qitni në buzë të thara (sepse sheqeri do të mund të shkrihet dhe nuk do të arrihet asgjë) dhe fërkojini butë në formë rrethi 15 sekonda. Përbërjen butësisht fshijeni me peshqir nga pambuku.

Pasi t’i keni përgatitur buzët për peeling, është koha për kurim të vërtetë. Të gjithë përbërësit qitni në një enë dhe përzieni në zjarr të vogël derisa dylli i mjaltit të shkrihet. Pika e shkrirjes është nga 58 deri në 64 gradë celsius. Qiteni në një enë të vogël në të cilën do ta ruani këtë balsam dhe lëreni të ftohet. Dhe, do ta keni balsamin tuaj për kujdesin e buzëve! /Telegrafi/

Exit mobile version