Site icon Telegrafi

Pedro zgjat edhe për një vit kontratën me Chelsean

Pedro Pedro ka zgjatur kontratën edhe për një vit me klubin nga Stamford Bridge.

Spanjolli, i cili iu bashkua Chelseat në vitin 2015, ka vënë penën mbi letër për të zgjatur qëndrimin në Perëndim në Londrës deri në vitin 2020.

Pedro ka folur për faqen zyrtare të klubit duke thënë se “Është shumë mirë për mua, jam vërtet i lumtur këtu në klub, me shokët e ekipit tim, mbështetësit dhe me të gjithë në përgjithësi”.

“Është e rëndësishme për mua që të vazhdojë me Chelsean, jam i kënaqur këtu dhe dua të fitoj tituj të dhe trofe. Unë dua të ndihmoj ekipin dhe të shënoj gola”.

Theksojmë se 31-vjeçari ka shënuar 28 gola në 131 paraqitje që nga transferimi prej Barcelonës.

Maurizio Sarri zëvendësoi Antonio Conten si menaxher i Chelseat dhe trajneri i ri është i kënaqur me paraqitjet e spanjollin në fazën parasezonale.

Loja e parë e trajnerit italian do të jetë ndeshja e së dielës në kuadër “Community Shield” në stadiumin Wembley, kur Chelsea do të takohet me Manchester Cityn e Pep Guardiolës. /Telegrafi/

Exit mobile version