Site icon Telegrafi

Pedro Rocha merr presidencën e RFEF në mënyrë të përkohshme, masa e tij e parë është drastike

Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF) njoftoi se mëngjesin e sotëm ka marrë njoftimin nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s për pezullimin e përkohshëm të Presidentit, Luis Rubiales, ndërkohë që dosja disiplinore është duke u përpunuar.

Në përputhje me dispozitat e Statutit të RFEF-së, Zëvendës Presidenti i Federatës Spanjolle, Pedro Rocha Junco, merr presidencën e përkohshme gjatë kësaj periudhe.

Luis Rubiales ka deklaruar se do të mbrohet ligjërisht në organet kompetente, ka besim të plotë në FIFA dhe rithekson se në këtë mënyrë i jepet mundësia të fillojë mbrojtjen e tij në mënyrë që e vërteta të mbizotërojë dhe të provohet pafajësia e tij e plotë.

Lexo po ashtu “Gënjeu” kundër presidentit Rubiales, Federata e Spanjës është gati të ndërmarrë veprime ligjore kundër futbollistes Hermoso

Presidenti i ri i RFEF-it, në bazë të përkohshme, Rocha ka qenë i fuqishëm në vendimin e tij të parë si post i lartë federativ.

Ai vendosi të tërheqë deklaratën që Federata Spanjolle e Futbollit e publikoi në faqen e saj.

RFEF aty e akuzon futbollisten Jennifer Hermoso se do ta padis për deklarata të rrejshme kundër presidentit Luis Rubiales. /Telegrafi/

Exit mobile version