Site icon Telegrafi

Pedro në situatë të ndërlikuar

Edhe pse në stinorët e kaluar ishte njëri nga lojtarët më të rëndësishëm, në të fundit Pedro Rodriguez ka ngrohur vetëm stolin te Barcelona.

Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak lojtarit i cili ende nuk e di se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

“Jam në një situatë të ndërlikuar dhe nuk e di se çfarë do të bëjë”, ka thënë Pedro për ‘Marca’-n.

“”Do shohim se çfarë do jetë më e mira për të gjithë. Unë jam duke menduar vetëm për t’u relaksuar dhe të shpenzoj edhe ca ditë në pushime”, deklaroi sulmuesi spanjoll.

Kujtojmë që javë më parë Pedro vazhdoi kontratën me Barcelonën edhe për pesë vite të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version