Telegrafi

Pedro: Messi është më i mirë se Maradona

“Për mua, Messi është më i mirë se Maradona. Unë luaj me të, unë e shoh atë çdo ditë, dhe për mua ai është më i miri. Maradona ishte lojtari më i mirë në histori, por Messi është edhe më i mirë se ai. Ai është i ri dhe ka për të fituar shumë gjëra, për mua, ai është më i miri”, ka thënë Pedro për Marca.

Ndërkohë, sa i përket garës për titullin e La Ligas, spanjolli ka thënë se Real Madridi do të gabojë deri në fund të Kampionatit dhe titulli sërish do të ndalet në Barcelonë.

“Ne jemi të fortë, po luajmë mirë, dhe Real Madridi do të humbasë pikë deri në fund të sezonit. Kështu, ne do të arrijmë në fund që të sigurojmë titullin, me një luftë të pakompromis”, u shpreh Pedro. /Telegrafi/