Telegrafi

Pedro i ngazëllyer me fitoren e mbrëmshme

I riu shkëlqeu në mungesë të Zlatan Ibrahimovic, derisa Barcelona fitoi derbin për të marrë kreun e grupit F dhe për të siguruar biletën për në rundin e ardhshëm eliminues.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne duhej të qëndronim të fokusuar dhe në pjesën e parë patëm shumë shanse. Në nivel individual ishte një ndeshje e mirë dhe unë isha në gjendje të shënoj herët në ndeshje”.

“Jam i lumtur me formën time dhe po ashtu me golin, por kjo është e gjitha falë punës së bashkëlojtarëve të mi dhe ata meritojnë urimet”, ka thënë Pedro pas takimit të mbrëmshëm./Telegrafi/