Telegrafi

Pedro i jep tre pikë të reja Barcelonës

Sulmuesi spanjoll Pedro Rodriguez vazhdon me formën e tij të shkëlqyeshme duke qenë edhe një herë hero i Barcelonës, pasi shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Goli i 22-vjeçarit erdhi pas 30 minutash lojë dhe doli të ishte vendimtari për tre pikët e reja të blaugranëve.

Barcelona tash mbledh 52 pikë në krye të tabelës, tetë më shumë se Real Madridi (44) që më vonë udhëton në një fushë të vështirë, te Deportivo La Coruna./Telegrafi/