Site icon Telegrafi

Pedro hyn në histori të futbollit botëror

Chelsea ka fituar gjatë mbrëmjes së kaluar titullin e kampionit në garën e Ligës së Evropës.

The Blues triumfuan në ndeshjen finale të zhvilluar në Baku kundër Arsenalit me rezultat 4-1.

Kjo ka bërë që edhe sulmuesi spanjoll, Pedro, i cili është i vetmi lojtar në histori që ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm ndërkombëtar me ekipet dhe kombëtaret.

https://youtu.be/sD3V8Qmbb7E?t=1

Futbollisti me përfaqësuesen spanjolle ka fituar titullin e kampionit të Botës në vitin 2010 dhe dy vjet më vonë edhe atë të Evropës.

Me ekipet sukseset më të mëdha i ka skuadrën e Barcelonës, ku ka fituar Ligën e Kampionëve, SuperKupën e Evropës dhe Botërorin për Klube.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Chelsea 4-1 Arsenal: Një mbrëmje nën magjinë e Eden Hazard

E që nga mbrëmja e kaluar në sirtarin e vetë të koleksioneve të trofeve e ka vendosur edhe të Ligës së Evropës të fituar me londinezët.

Ndryshe, 31-vjeçari gjatë karrierës së vetë ka luajtur vetëm në dy skuadra – Barcelonë dhe Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version