Site icon Telegrafi

Pedro e pranon se i mungon Barcelona

Sulmuesi i Chelseat, Pedro, ka treguar se dëshiron që të kthehet në Barcelonë.

Spekulimet për një rikthim të mundshëm të spanjollit te klubi nga i cili u nda në gusht të vitit 2015 kanë qarkulluar që disa muaj dhe tani ato janë konfirmuar nga vetë lojtari.

“Shpresoj, e di se është e vështirë, kam folur me presidentin kur u takuam në finalen e Kupës dhe kam folur edhe me të gjithë lojtarët që më duan atje”, ka thënë Pedro për “beIN Sports”, transmeton koha.net.

“Është e komplikuar, por gjithmonë kam thënë se dua të pensionohem te Barça. Vitet ecin dhe Barcelona ka disa nga lojtarët më të mirë në botë, është klub i shumëkërkuar dhe rikthimi është i komplikuar, por nuk mund ta përjashtoj”, ka shtuar Pedro.

 

Exit mobile version