Telegrafi

Pedro i del në mbrojtje Contes: E njohim të gjithë Mourinhon

Anësori sulmuesi i Chelseat, Pedro ka thënë se Jose Mourinho ka bërë gabim për atë që ka bërë pas ndeshjes me Antonio Conten. 

Trajneri i Manchester United e ka akuzuar Conten pas ndeshjes për disa gjeste që sipas tij ishin të turpshme.

“Reagimi i Mourinhos ishte i ekzagjeruar, Conte nuk ka bërë asnjë lëvizje tallëse apo degraduese. Ai kërkonte përkrahjen e tifozëve, sepse ne kishte luajtur një ndeshje të madhe”.

Lexo po ashtu Conte edhe një herë reagon pas ‘incidentit’ me Mourinhon

“Unë nuk e di nëse Mou e kishte parë atë si një provokim apo një mungesë e respektit, por që nuk ishte qëllimi i Contes. Ai vetëm dëshironte t’i falënderonte tifozët. Ne të gjithë e njohim Mourinhon dhe ne e dimë se ai shpesh komenton, por mbetet një trajner i madh”.

“Ndoshta ai e përjetoi këtë humbje të vështirë”, ka thënë Pedro. /Telegrafi/