Chelsea ka fituar 12 ndeshje rresht në kuadër të Ligës Premier.
Në prej futbollistëve që ka kontribuar në këtë sukses është edhe sulmuesi Pedro Rodriguez, i cili ka lulëzuar nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte.
Sulmuesi spanjoll ka bërë të ditur se italiani është trajneri që e ka mësuar më së shumti të luajë futboll, megjithëse është nën drejtimin e italianit që gjashtë muaj, transmeton Telegrafi.
“Kam punuar me shumë trajner, por Conte na mëson punën më të vështirë. Është më i miri”, tha shkurt Pedro.
Kujtojmë se reprezentuesi spanjoll e ka pasur në të kaluarën trajner edhe Pep Guardiolës dhe Jose Mourinhon. /Telegrafi/