Barcelona ka arritur të shkoj në finalen e Superkupës së Spanjës, ku mposhti Real Betisin pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt përfundoi baras 1-1, derisa dy skuadrat shënuan edhe nga një gol në kohën shtesë për të përfunduar 120 minutat me rezultat baras 2-2.
Në penallti Barcelona triumfoi me rezultat 4-2, falë dy pritjeve të portierit Marc Andre Ter Stegen.
Por çmimin si lojtari i ndeshjes e fitoi mesfushori i talentuar Pedri i cili zhvilloi një ndeshje të madhe dhe realizoi penalltinë vendimtare.
Megjithatë mesfushori spanjoll mendon se nuk e ka merituar këtë çmim dhe ai është dashur të shkoj te portieri gjerman Ter Stegen.
Pedri është treguar i sinqertë duke thënë se Ter Stegen e ka merituar çmimin si lojtari i ndeshjes, pasi falë tij kanë shkuar në finale.
“Marc e meritonte shumë më tepër se unë. Ne arritëm në finale falë pritjeve të tij”, deklaroi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/