Telegrafi

Pedri super asistim, Raphinha sërish dënon PSG-në – Barcelona barazon shifrat

PSG dhe Barcelona po zhvillojnë një ndeshje spektakolare në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pasi PSG e ktheu ndeshjen në pjesën e dytë me golat e Osumane Dembeles dhe Vitinhas, tani Barcelona kthehet në lojë.

Një pasim maestral i Pedrit për Raphinhan i cili me një gjuajtje të bukur brenda zonës shënoi për 2-2.

Një ndeshje shumë e bukur në “Parkun e Princave” mes dy gjigantëve evropianë.

Kanë mbetur edhe shumë minuta loja dhe pritet të ketë edhe gola të tjerë. /Telegrafi/