Premtimet duhet mbajtur dhe Pedri e ka bërë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Mesfushori spanjoll ka fituar Euro 2024 me Kombëtaren e tij, edhe pse në ndeshjet e fundit mungoi shkaku i lëndimit.
Gjithsesi anëtari i Barcelonës kishte dhënë një premtim të madh para fillimit të kampionatit evropian.
Pedri kishte deklaruar se në rast së triumfit të Spanjës në Euro 2024, do t’i prej flokët e shkurtra dhe do t’i lëshojë mustaqet.
Eh tani lojtari ka mbajtur premtimin pasi pamja e tij ka ndryshuar tërësisht.
Pedri ka publikuar fotografi pasi ka hequr flokët shumë të shkurtra, si dhe ka lëshuar mustaqet.
Tifozët e tij e kanë pritur shumë mirë këtë ndryshim. /Telegrafi/