Site icon Telegrafi

Pedri lojtari i fundit i lënduar te Barça, mësohen datat se kur do të rikthehen të gjithë

Pedri është lojtari i fundit që ka pësuar lëndim te Barcelona dhe lista e futbollistëve që nuk janë në dispozicion të Xavit është e gjatë.

Përveç yllit spanjoll, Barcelona ka mungesa të mëdha, pasi yjet si Gavi e Marc Andre Ter Stegen janë jashtë fushave.

Mundo Deportivo ka shpjeguar lëndimet e lojtarëve dhe datat e rikthimit të tyre në fushë.

Portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen pritet të rikthehet në fund të janarit ose në fillim të muajit shkurt.

Lexo po ashtu Pedri lëndohet sërish, humb disa ndeshje të Barcelonës

Qendërmbrojtësi spanjoll Inigo Martinez do të jetë jashtë fushave deri në mesin e muajit janar.

Sa i përket mbrojtësit të majtë Marcos Alonso data e rikthimit nuk dihet, pasi vuan nga problemet me shpinën

Pedri do të mbetet jashtë fushave për dy javë, pasi rikthimi i tij pritet të bëhet për ndeshjen me Las Palmas më 4 janar.

Lexo po ashtu Xavi flet për transferimet e mundshme të Barcelonës në janar

Ndërkohë sa i përket Gavit, talenti spanjoll ka humbur sezonin dhe rikthimi i tij pritet të bëhet në sezonin e ri.

Megjithatë për këtë vit Barcelona do luaj vetëm një ndeshje kundër Almerias. /Telegrafi/

Exit mobile version