Pedri është zyrtarisht fitues i çmimit “Golden Boys” (Djaloshi i Artë) që jepet nga Tuttosport.
Talenti i Barcelonës pati një vit mbresëlënës, si me ekip ashtu edhe te kombëtarja e Spanjës.
Pedri ka falënderuar mediumin italian për çmimin e dhënë, duke thënë se ndihet i nderuar për këtë trofe individual.
“Falënderoj Tuttosport për këtë trofe që më bën krenar. Falënderoj gjithashtu të gjithë anëtarët e jurisë dhe fansat që më kanë mbështetur gjithmonë në këtë 2021, thjesht të pabesueshëm për mua. Dhe sigurisht, shumë faleminderit Barçës, Kombëtares, familjes time, miqve të mi dhe padyshim të gjithë atyre që më kanë qëndruar pranë ditë pas dite pa të cilët nuk do të kisha mundur të fitoja Golden Boy”, ka thënë mesfushori spanjoll.
Pedri bëhet lojtari i dytë te Barcelona që ka fituar këtë çmim, pas Messit që e kishte arritur këtë sukses në vitin 2005.
#GoldenBoy 2021, è #Pedri il nuovo "Ragazzo d'Oro" di Tuttosport
https://t.co/ZSOVSoJuH2— Tuttosport (@tuttosport) November 22, 2021
Pas 73 ndeshjeve në të njëjtin sezon (52 me Barçën dhe 21 me kombëtaren spanjolle), Pedri ishte bërë një nga futbollistët me më shumë mintuazhë në Evropë duke regjistruar 5000 minuta në fushë.
Pedri këtë sezon ka luajtur vetëm 310 minuta, ngase po vuan nga një lëndim dhe rikthimi i tij duket se është afër. /Telegrafi/