Telegrafi

Pedri: Barcelona do të fitoj trofe, duhet të përmirësohem para golit

Barcelona synon që të fitoj trofe këtë edicion dhe është në garë në tre fronte.

Përkundër eliminimit nga Liga e Kampionëve, katalunasit kanë objektiv triumfin në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Evropës.

E për këtë ka folur lojtari më i vlefshëm i Barcelonës, mesfushori i talentuar Pedri i cili ka thënë se skuadra e tij kërkon të fitoj trofe.

Megjithatë prioritet kryesor i katalunasve është triumfi në elitën e futbollit spanjoll La Liga, titull që i mungon që nga sezoni 2018/19.

“La Liga është shumë e rëndësishme për ne, do të japim gjithçka nga vetja për ta fituar. Kur luajmë mirë dhe fizikisht jemi në formë, futbolli ynë bëhet i pandalshëm”.

“Është e vërtetë që nuk kemi fituar shumë trofe, por stili i Barçës, duke u përshtatur me futbollin e sotëm, do të sjellë fitore dhe trofe. Duroni dhe do ta shihni”, tha Pedri.

Krejt në fund ylli spanjoll foli edhe për vetën, pasi ka thënë se duhet të përmirësohet edhe më shumë para portës.

“Të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar më kanë thënë se duhet të përmirësohem përpara portës dhe duhet ta bëj një gjë të tillë”, deklaroi Pedri. /Telegrafi/