Telegrafi

Pedofili rus shëtitej lirshëm nëpër ambientet e shkollës, u paraqit si mjek – keqtrajtoi nxënësen 12-vjeçe

Në një shkollë në qytetin rus Sivtivkar, një burrë ka arritur të futet pa ndonjë problem në objekt madje duke kaluar para syve të rojtarit, me ç’rast ka keqtrajtuar një vajzë 12-vjeçe.

Incidenti ka ndodhur gjatë 19 nëntorit, kurse tani ky  49-vjeçar i dyshuar ka përfunduar në pranga të policisë. Videoja e filmuar nga kamerat e sigurisë, e shfaq burrin duke u futur në shkollë pa ndonjë problem, transmeton Telegrafi.

Burri i veshur me të zeza, kalon para syve të rojtarit dhe futet në objektin e shkollës. Ai madje shihet duke shkëmbyer disa fjalë me rojtarin, te i cili është paraqitur si prind i një nxënësi.

Ai më pas ka vazhduar rrugën për tek zhveshtoret, ku pa një vajzë të cilës iu prezantua si mjek duke i ofruar “kontroll mjekësore”.

E në bankën e të akuzuarve ky pedofil ka pranuar se kishte kryer krimin. Ai aktualisht po qëndron në paraburgim kurse më 19 janar pritet të merret verdikti. /Telegrafi/