Telegrafi

Pedofili kishte udhëtuar mbi 100 milje që të takohet me një vajzë të mitur, në vend të saj u shfaqen policia që kishte hapur llogarinë e rrejshme (Video)

Ky është momenti kur një burrë i cili kishte menduar se do të takohet me një vajzë 13-vjeçe, ka mbetur i shokuar kur është ballafaquar me “gjuetarët e pedofilëve”.

John Boughton 38-vjeç kishte udhëtuar mbi 100 milje nga shtëpia e tij në Leeds për në Neëcastle, pasi organizata e fshehtë “Drejtësia e Errtë” kishte hapur një profil të rrejshëm kinse është i një vajze 13-vjeçe.

Por kur arriti në zonën e Elswickut rreth orës 2 të mëngjesit, Boughton është pritur nga një grup burrash të cilët u kacafytën me të dhe i telefonuan policisë për ta arrestuar për pedofili.

Në momentin që e kuptoi se policia kishin dalë për ta arrestuar për shkak të abuzimit me të mitura, ai fillon të ikë duke menduar se do t’i shpëtojë burgut.

Ai dënuar nga gjykata e Leeds-it me 16 muaj burg. /Telegrafi/