Ngjyrat e këmbëve nuk kanë shumë ndryshim nga ato të cilat i përdorim për thonjtë e duarve, me një ndryshim që gjatësia e thonjve, duhet të jetë e pakët. Thonjtë e këmbës nuk duhet të jenë të gjatë, më tepër vëmendje merr dizajnin e tyre dhe jo gjatësia.
Megjithatë, para se të kalojmë te zbukurimi i thonjve të këmbëve, këto të fundit duhet të jenë të mirë kuruara. Një seri procesesh, si maskat, masazhet etj. duhet të aplikohen për të pasur këmbë të bukura për të kaluar më pas në kujdesin e thonjve dhe pamjen e tyre. /Telegrafi/