Site icon Telegrafi

Peci rikthehet te Trepça ‘89

"Peci është pjesë e klubit për këtë edicion, pasi kemi firmosur kontratë për gjashtë muaj. Po ashtu kemi marrëveshje që nëse merr ofertë nga jashtë ta lëmë të lirë", ka thënë Çitaku.

Mesfushori Peci edicionin e shkuar u aktivizua te skuadra finlandeze OPS Oulu që bën pjesë në kategorinë e dytë të Finalndës.

Peci është përforcimi i gjashtë i Trepçës ’89 gjatë dimrit pas transferimit të Lavdim Balisë, Blerand Kurtishit, Dren Mehmetit, Albert Kaçikut dhe Arben Beqirit. Trepça ’89, pjesën vjeshtore të këtij edicioni në Superligë e ka përfunduar në pozitën e tetë në tabelë me 21 pikë. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version