Telegrafi

Peci e akuzoi për bllokimin e ndërtimit, Rama: E habitshme si ministri ka kohë të merret me çështje personale të stafit të komunës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, pasi që ky i fundit tha se Rama është duke bllokuar ndërtimin e objektit të MBPZHR-së.

Rama në një postim në Facebook, ka shkruar se dokumentacioni i dorëzuar nga Ministria është i pakompletuar sepse i mungon dokumenti i matjeve gjeodezike, i cili është i domosdoshëm për lëshimin e kushteve ndërtimore.

“Përndryshe jemi të habitur me aftësinë dhe kohën që gjen një ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’u marrë me gjendjen shëndetësore të familjarëve dhe pushimet personale të stafit të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Lexo po ashtu “Përparim, hap krahun përparimit të Kosovës”, Peci akuzon kryetarin e Prishtinës se po bllokon ndërtimin e objektit të MBPZHR-së

Postimi i plotë:

Demant

Përmes këtij reagimi, institucionet e Kryeqytetit përgënjeshtrojnë pretendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vonesat e shkaktuara nga organet e Kryeqytetit për t’u pajisur me kushtet ndërtimore për ndërtesën e Ministrisë.

Më tutje, sqarojmë se dokumentacioni i dorëzuar nga Ministria është i pakompletuar sepse i mungon dokumenti i matjeve gjeodezike, i cili është i domosdoshëm për lëshimin e kushteve ndërtimore.

Përndryshe jemi të habitur me aftësinë dhe kohën që gjen një ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’u marrë me gjendjen shëndetësore të familjarëve dhe pushimet personale të stafit të Kryeqytetit. /Telegrafi/