Telegrafi

Peci: Driton Gashin e kam zënë në flagrancë, donte t’i merrte dokumentet nga kasaforta në Presidencë

Faton Peci, Shef i Kabinetit të ushtrueses së Detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka kundërpërgjigjur ish Sekretarit të Zyrës së Presidencës, Driton Gashi, duke thënë se ky i fundit ka këmbëngulur që t’i merrte dokumentet konfidenciale nga kasaforta në Presidencë.

Peci ka thënë në KlanKosova se e ka zënë Gashin bashkë me një agjent të AKI-së duke tentuar që t’i tërhiqnin dokumentet nga sefi i Zyrës së Presidentit.

“Gashin bashkë një agjent të AKI-së i kam zënë në flagrancë duke sulmuar Presidencën. Është zënie në flagrancë sepse e kanë sulmuar institucionin. Sekretari i Zyrës së Presidentit [Driton Gashi] ka thënë në prezencë time se: Nuk lejoj që këto dokumente të bien në dorën e EULEX”.

“Kur e kam prezantuar vendimin e Osmani që të nuk lejon të preket sefi, Gashi ka treguar mosbindje duke thënë se do t’i marrë dokumentacionet që janë në sef”.

“Edhe zyrtari i AKI ka refuzuar të më përgjigjet se çfarë kërkon në Presidencë. Presidentja pas dy minutave ka ardhur në zyrë dhe e ka ndaluar ndërhyrjen e paautorizuar të Gashit për t’u qasur në kasafortën e sigurisë”, tha Peci.