Maratonë të notit në Ohër do të ketë. Për këtë Komuna e Ohrit ka siguruar dy milionë euro, njofton kryetari i kësaj komune, Kiril Pecakov.
“Lumturia dhe kënaqësia që ndjej janë të pamatshme, të nxitura nga fakti se do të ketë një maratonë noti në Ohër. Besoj se të njëjtën ndjesi e ka çdo ohëror. Maratona e notit e Ohrit nuk është vetëm një ngjarje sportive.
Ai është shumë më tepër se kaq. Ai është një ndjenjë, e rrënjosur sentimentalisht tek çdo qytetar i Ohrit. Jam i lumtur sepse do të ketë një maratonë noti në Ohër, edhe pse kemi pengesa të mëdha para nesh.
Të shtyrë nga mendimi se maratona ka mbijetuar për 60 vjet, ka mbijetuar edhe në kohë ndoshta shumë më të vështira se sa e tashmja, dhe se një mori qytetarë nga Ohri investuan punën e tyre në të, ne arritëm t’i kapërcejmë pengesat”, njofton Pecakov.
Pecakov falënderoi qytetarët e Ohrit dhe biznesmenët nga brenda dhe jashtë vendit për ndihmë që ofruan për të siguruar mjete për organizimin e Maratonës së Ohrit./Telegrafi/