Site icon Telegrafi

Pearl Jam vjen me një këngë krejt ndryshe ngaqë jemi mësuar

(Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Bendi legjendar, “Pearl Jam”, në këngën e re “Dance of the Clairvoyants” sjell kombinimin e zërave të pazakontë duke ndryshuar stilin e vet të njohur, ndërkohë që paralajmërojnë albumin e ri.

Siç raporton revista Rolling Stone, Eddie Vedder para shumë vitesh e ka pasur të ashtuquajturën “faza e ekstazës”, në të cilën është përpjekur të shkruajë muzikë të zhanrit ‘techno’.

Lexo po ashtu Eddie Vedder, tregimi për frontmenin e Pearl Jam që nuk e donte famën dhe që u rrit duke menduar se njerkun e kishte baba

“Kam dëgjuar materiale derisa isha nën ndikimin e (drogës) ekstazisit, ndërsa gjatë gjithë kohës e pyesja veten se a e shkruajnë atë muzikë nën ndikimin e ekstazisit?”.

“Vendosa se mënyra më e mirë për ta mësuar ishte që ta provoj kur të marr ekstazis dhe të provoj të shkruaj. Nuk pati sukses. Por, u kënaqa me esktazis”, kishte thënë frontmeni i grupit në vitin 2006.

Megjithëse kënga e re nuk asocon në ekstazës, nuk ka dyshim se kjo është një prej këngëve më të pazakonta të grupit “Pearl Jam”. /Telegrafi/

Exit mobile version