Anëtarët e rok bendit “Pearl Jam” kanë sjellë për fansat e tyre filmin dokumentar “Let’s Play Two” dhe albumin me të njëjtin emër.
Për të shënuar suksesin e tyre në dy koncertet në stadiumin Wrigley Field (më 20 dhe 22 gusht të vitit 2016, gjatë sezonit të ëorld Series Championship të klubit Chicago Cubs, rokerët e kanë prezantuar filmin dokumentar së bashku me muzikën që është në kuadër të albumit të tyre të ri.
Regjinë e dokumentarit e ka bërë Danny Clinch, ndërsa Monkeyërench Productions, Tourgigs Productions, Universal Music Publishing Group, Republic Records, FOX Sports, si edhe Major League Baseball në bashkëpunim me Milkt Films e Polygram Entertainment – janë kujdesur për realizimin e këtij projekti.
Frontmeni i “Pearl Jam”, Eddie Vedder, ka lindur në Chicago dhe është i lidhur me këtë qytet, me klubin Chicago Cubs dhe stadiumin Wrigley Field që paraqet një lidhshmëri ndërmjet muzikës dhe sportit.
“Let’s Play Two” përfshin këngë të reja, si edhe një sërë përpunimesh nga këngët e vjetra që janë prodhuar në karrierën 25 vjeçare të grupit.
“Me anë të filmave dhe fotografive të mia më pëlqen ta kërkoj lidhjen ndërmjet bendit, fansave dhe lokacioneve të ndryshme. Kur protagonistë kryesorë të filmit tënd janë anëtarët e ‘Pearl Jam’, ekipi Chicago Cubs, si edhe Wrigley Field – atëherë nuk ka dyshim se do të jetë epike”, ka thënë regjisori Danny Clinch në lidhje me filmin.
Albumi “Let’s Play Two” në versionin digjital dhe fizik përmban 17 këngë të interpretuara drejtpërdrejt gjatë dy koncerteve të lartpërmendura. /Telegrafi/