Yjet e muzikës pop, Miley Cyrus, Madonna dhe grupi i njohur rok Pearl Jam, i kanë anuluar shfaqjet e tyre për shkak të përhapjes së coronavirusit në mbarë botën.
Cyrus ka ndaluar një udhëtim për në Australi, ku ajo do ishte e pranishme për shkak të një koncerti, përfitimet e të cilit do shkonin për bamirësi.
Dy shfaqjet e fundit të Madonnas nga turneu i saj “Madame X” në Paris u anuluan po ashtu pasi autoritetet franceze ndaluan tubimet e mëdha.
Dhe Pearl Jam kanë shtyrë turneun e tyre në SHBA dhe Kanada, duke thënë se rreziku “është thjesht shumë i lartë për nivelin e rehatisë”.
Ndërkohë, raportet thonë se festivali i muzikës ‘Coachella’ në Kaliforni do të shtyhet për në tetor. Festivali më i profilit të lartë në Sh.B.A., do të mbahej në prill por për shkak të kësaj gjendje siç thuhet do të mbahet pas disa muajve.
Miley ‘shumë e zhgënjyer’
Këngëtarja amerikane kishte planifikuar të fluturonte në Melbourne në koncertin e bamirësisë të premten, por ka vendosur të qëndrojë në shtëpi me këshillën e autoriteteve “për të zvogëluar rreziqet e mundshme për shëndetin”.
Koncerti tani është anuluar.
“Jam shumë e zhgënjyer që nuk jam atje, por më duhet të bëj atë që është e drejtë për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e ekipit tim”, ka shtuar ajo.
I am so disappointed to not be there, but I have to do what is right to protect the health and safety of my band and crew. I will still be making a donation to help the victims of the Australian bush fire. I’m sorry to miss everyone in Australia, but I will be back soon.
— Miley Ray Cyrus (@MileyCyrus) March 10, 2020
“Pas njoftimit zyrtar nga Zyra e Policisë këtë mëngjes ndalimin e të gjitha ngjarjeve me një pjesëmarrje të audiencës prej mbi 1000, ‘Live Nation’ shprehet keqardhje për të njoftuar dy shfaqjet e fundit të ‘Madame X’ të caktuara më 10 Mars dhe 11 Mars janë detyruar të anulohen”, shkruan në njoftimin zyrtar në faqen e Madonnas.
Pavarësisht se kufizimet janë vendosur në vendet ku ka tubime të mëdha, provat tregojnë se coronavirusi është përhapur më pak në Japoni.
Sipas Reuters, 49 nga 55 rastet e raportuara në qytetin Osaka të dielën ishin të lidhura me ambientet muzikore, të njohura si shtëpi live. Shumica e këtyre rasteve u gjurmuan në tre data në mes të shkurtit, kur në çdo shfaqje morën pjesë rreth 100 persona. /Telegrafi/