Site icon Telegrafi

Pearl Jam me mesazh për Trumpin në këngën e re: Vendi që e përfaqëson është në gjendje kritike

(Foto: Getty Images)

Rok grupi amerikan, “Pearl Jam”, pas një pauze pesëvjeçare e ka publikuar këngën e re me titull “Can’t Deny Me”.

Këngën fillimisht e kanë dëgjuar anëtarët zyrtar të grupit në Ten Club dhe pastaj kënga është shpërndarë përmes rrjetit social Twitter, ku mund ta dëgjoni vetëm 30 sekonda.

(Foto: Getty Images)

Pjesa tjetër e këngës është dispozicion vetëm për klubin e fansave të vërtetë të “Pearl Jam”.

Lexo po ashtu "Last Kiss" - kënga që realizoi Pearl Jam në vitin 1999, për grumbullimin e fondeve për t'i ndihmuar refugjatët nga Kosova

Revista Rolling Stone njofton se “Can’t Deny Me” është një këngë proteste, e cila përmban kritika kundrejt presidentit amerikan, Donald Trump.

“Mund të jesh i pasur, por nuk mund të më mohosh. Nuk kam asgjë, por dëshirën për të mbijetuar. Vendi të cilin po e përfaqëson është në gjendje kritike”, janë disa nga vargjet e këngës.

“Can’t Deny Me” është kënga e parë e “Pearl Jam” që vjen pas albumit të tyre të dhjetë, “Lightning Bolt”, i cili u lansua në vitin 2013.

“Pearl Jam” është një grup nga Seattle që me stilin unik, vokalistin me një zë tejet karakteristik, Eddie Vedder, arritën t’ua rrëmbejnë zemrat miliona adhuruesve të muzikës rok nga e mbarë bota.

Lexo po ashtu Eddie Vedder, tregimi për frontmenin e Pearl Jam që nuk e donte famën dhe që u rrit duke menduar se njerkun e kishte baba
(Foto: Getty Images)

Për suksesin e këtij grupi tregojnë më së miri çmimet e shumta dhe hitet, si “Jeremy”, “Alive”, “Even Floë”, “Porch” dhe “Black”. /Telegrafi/

Exit mobile version