Ambasada e Mbretërisë së Bashkuara në Kosovë, ka njoftuar se emisari i tyre për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, e ka vizituar në Kampin Bondsteel në Ferizaj.
Përmes një njoftimi për media, ambasada ka bërë të ditur se Peach ka falënderuar ata për kontributin e tyre në mandatin e KFOR-it.
“Në fund të vizitës së tij në Kosovë Peach bëri një vizitë tek ushtarët britanik në Kampin Bondsteel”, thuhet në njoftimin e ambasadës në rrjetin social “X”.
Emisari i Mbretërisë së Bashkuara, ka vlerësuar mandatin e KFOR-it i cili sipas tij është duke e ruajtur sigurinë në Kosovë.
“Peach i lavdëroi ata për vendosjen e tyre të shpejtë dhe profesionale dhe i falënderoi për kontributin e tyre në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt gjatë vendosjes së tyre”, thuhet më tej.
Ndryshe, emisari Peach tash e disa ditë po qëndron për vizitë në Kosovë, ku ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. /Telegrafi/
At the end of his visit to ?? Lord Peach paid a visit to ??Soldiers in Camp Bondsteel.
Lord Peach praised them for their rapid & professional deployment & thanked them for their contribution to KFOR’s mandate to maintain a safe & secure environment during their deployment. pic.twitter.com/NoVXgyElF3
— UK in Kosovo ?? (@UKinKosovo) December 2, 2023