Site icon Telegrafi

Peach: Qeveria e RMV-së duhet të tregojë se e lufton korrupsionin

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e perceptojnë korrupsionin si një nga problemet kryesore në vend dhe Qeveria duhet të tregojë se po merret me këtë problem”.

Këtë e tha në një intervistë për AIM, përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

“Sondazhet këtu tregojnë se publiku, qytetarët e Maqedonisë së Veriut e perceptojnë korrupsionin si problem. Qeveria duhet të tregojë se po merret me këtë problem. Të kesh një sistem emërimesh të pavarur të bazuar në merita, për shembull një proces transparent përzgjedhjeje për postet kyçe, duke përfshirë gjyqtarët, anëtarët e Komisionit Kundër Diskriminimit dhe pozitat e larta drejtuese, është një fillim i mirë, së bashku me nevojën për transparencë dhe llogaridhënie të institucionet publike”, theksoi Peach, i cili vizitoi vendin këtë javë dhe zhvilloi takime me përfaqësues të lartë të shtetit.

Ai në intervistën për AIM deklaroi se Mbretëria e Bashkuar mbështet agjendën ambicioze reformuese të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe reformat që duhet të zbatohen për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Exit mobile version