Telegrafi

Peach dhe Vuçiq bisedojnë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në takim të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Sipas njoftimit nga presidenca serbe, në takim është diskutuar për situatën në Kosovë si dhe në tërësi për rajoni.

“Një bisedë serioze dhe përmbajtësore me Lordin Stuart Peach, biseduam për situatën në Kosovë, si dhe në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Vuçiq ka thënë se me të dërguarin britanik janë pajtuar për të angazhohen më shumë në thellimin e bashkëpunimit.  /Telegrafi/