Përfaqësues të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl gjatë javës së kaluar patën takime bilaterale me zyrtarë të partive politike në Maqedoni ku janë diskutuar reforma që e ofrojnë shtetin me rrugën evropiane, respektivisht me BE-në dhe NATO-n.
Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë i ka takuar euro-deputetët Kukan, Fleckenstein dhe Vajgl, të cilëve ju ka siguruar që Maqedonia do të koordinohet brenda që të ndjek përspektivat euro-atlantike.
”Jemi të kënaqur me atë që na njoftoi kryetari i Kuvendit se vendi është i prirur për dialog dhe strategji të përbashkët dhe qytetarët janë të përfshirë në reforma për të çuar para integrimin në BE” thuhet në deklaratën e përbashkët e Parlamentit Evropian që e përcjell Telegrafi Maqedoni.
Euro-deputetët janë prononcuar edhe për zgjedhjet lokale në Maqedoni ku thonë se presin maturi nga të gjithë liderët e përfshirë në zgjedhje.
”Jemi duke ju ofruar zgjedhjeve lokale, dhe për këtë i inkurajojmë të gjithë përfaqësuesit e partive politike dhe institucioneve të veprojnë me përgjegjësi për të siguruar kushtet që qytetarët të ndjejnë frymën demokratike.” thonë Fleckenstein, Kukan dhe Vajgl. /Telegrafi/