Parlamenti Europian, ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë që menjëherë të fillojnë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, në përputhje me marrëveshjen që është arritur në Bruksel.
Kjo është shkruar në projekt-rezolutën për Kosovën, që të hënën pritet të miratohet nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, raporton Radio KiM, transmeton Klan Kosova.
Deputetja austriake Ulrike Lunaçek e ka hartuar raportin sipas të cilit është bërë projektrezoluta.
Në të i bëhet përsëri thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës ta bëjnë një gjë të tillë dhe me këto njohje të “kontribuohet në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”.