Parlamenti Evropian miratoi një projekt-rezolutë që bën thirrje për zhvillimin e një hetimi ndërkombëtar për vrasjen e Khashoggit dhe zbatimin e sanksioneve kundër autoriteteve saudite në rast të përcaktimit të përgjegjësive të tyre, shkruan Anadoly Agency.
Ndërkohë, mediat kanë raportuar se zyra e Prokurorit të Arabisë Saudite ka thënë se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi ishte “planifikuar”.
Një konstatim i tillë vlerësohet të jetë marrë nga një grup i përbashkët hetuesish saudit-turq.
Arabia Saudite fillimisht kishte mohuar të ketë qenë e njoftuar për zhdukjen e gazetarit më 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll.
Por, tani ky vend ka pranuar se Jamal ishte vrarë në konsullatën saudite në Stamboll.
Princi Mohammed është zotuar se do të ndëshkojë përgjegjësit për vrasjen e gazetarit. /Telegrafi/