Telegrafi

PDSM nënshkruan deklaratë për bashkëpunim me “Rusia e bashkuar” në Moskë (Dokument)

Këtë deklaratë përpos Maqedonisë e kanë nënshkruar edhe Bullgaria, Greqia, Serbia, Italia dhe vende tjera nga Evropa dhe bota, midis të cilëve edhe Japonia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deklarata për bashkëpunim me “Rusinë e bashkuar” është iniciativa më e re ruse, në të cilën mes tjerash, do të qëndrojë edhe Iniciativa ruse për vendet e rajonit e cila ishte nënshkruar në Kongresin e 15-të Partisë Rusia e bashkuar.

Këtë deklaratë e cila parashikon që vendet nga Ballkani, fillimisht të njoftohen e pastaj të hapet një debate më e gjerë në rajon, e ka nënshkruar edhe lideri i Partisë demokratike serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq.

“Ajo që është e rëndësishme për Maqedoninë është se ajo garanci për integritetin dhe sovranitetin për sa u përket fuqive më të mëdha dhe Republikës së Maqedonisë na thërret për ndryshimin e emrit, që është shumë me rëndësi nga aspekti politik për Maqedoninë”, ka deklaruar me këtë rast Stoilkoviq.

“Kjo vetëm se dëshmon që Rusia ngadalë por sigurt kthehet në skenën politike, por në një rol të ri. Pjesëmarrësit janë shumë të interesuar për vendet e Ballkanit, dëshirojnë të njoftohen me mundësitë e tyre me qëllim të hapjes së hapësirës për bashkëpunim”, ka përfunduar Stoilkoviq./Telegrafi/