Gjendja politike aktuale në vend dhe përgatitjet partiake për Kongresin e rregullt në fillim të gushtit. Këto ishin pikat kryesore gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë Qendrore të PDSH-së që u mbajt në selinë partiake në Tetovë.
Siç informoi Sekretari i PDSH-së, Azem Sadiki partia si pjesë e qeverisë, plotësisht e përkrah marrëveshjen e arritur me Greqinë rreth zgjidhjes së problemit të me emrin dhe shtetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Përfundimi partia është se ne si PDSH do të angazhohemi për zbatimin e të gjitha pikave të marrëveshjes me Greqinë, si dhe për referendum të suksesshëm. Vlerësojmë se ftesa për anëtarësim në NATO dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE vitin e ardhshëm janë shumë të rëndësishme për ne në parti, por edhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, tha Sadiki.
Ai paralajmëroi se sipas vendimit të mbledhjes edhe njëherë do të fillojnë përgatitjet për Kongresin Partiak, sepse, siç tha ai, kanë kaluar katër vite nga Kongresi i fundit të PDSH-së.
“U dakorduam se diku në fillim të gushtit të zbatohen të gjitha Kuvendet e të gjitha degëve të PDSH-së për legjitimimin e strukturave partia deri tani apo ndryshime eventuale në pjesë të kuadrove për trupat dhe degët e PDSH-së. Pas përfundimit të të gjitha këtyre procedurave të brendshme partiake do ta caktojmë Kongresin në fillim të muajit të ardhëm”, deklaroi Sadiki./Telegrafi/