Kryetari i partisë ‘UNITETI’, Gëzim Ostreni, i ka ftuar në takim të gjitha partitë shqiptare nënshkruese të Deklaratës së Përbashkët.
Ashtu siç ishte paralajmëruar takimi tashmë ka filluar në ambientet e Kuvendit të Maqedonisë. Në ftesën e UNITETIT theksohet se në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të Tryezës së partive parlamentare shqiptare duhet të mbahen takime të tilla në mënyrë që bashkërisht të mbikëqyret rrjedha e zbatimit të Deklaratës.
Përndryshe PDSH, e ka lëshuar takimin pasi, sipas përfaqësuesit Bekim Fazliu, është një mashtrim i radhës për gjuhën shqipe dhe propozimi për gjuhën nuk zgjidh asgjë.
Nga Lëvizja Besa as kësaj radhe nuk ka përfaqësues në këtë takim. Mbledhja e fundit në kuadër të Deklaratës së përbashkët ishte ajo e 19 korrikut me ftesë të liderit të RDK-së Vesel Memedi. /Telegrafi/