Partia Demokratike Shqiptare mbetet në qëndrimin se përmbushja e kushteve është më e rëndësishme se data e zgjedhjeve.
Nga kjo parti nuk deshën të shtojnë asnjë koment rreth zhvillimeve të fundit përfshirë bojkotin e opozitës maqedonase, por theksuam se për to vlen deklarata e Menduh Thaçit të dhënë ditë më parë se zgjedhjet doemos të jenë demokratike dhe të besueshme.
PDSH mbetet në një linjë me bashkësinë ndërkombëtare të cilët i konsideron garantues të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, njofton Alsat-M.
“Me rëndësi është se duhet të kuptojmë mesazhet e qarta të Bashkësisë ndërkombëtare se duhet të përmbushen kushtet pavarësisht për cilën datë flasim dhe duhet të gjithë të mendojmë vlerësimin që duhet tua bëjmë atyre zgjedhjeve”, ka deklaruar Menduh Thaçi./Telegrafi/