Site icon Telegrafi

PDSH-ja me propozim-ligj për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni

Dje deputetja e Partisë Demokratike Shqiptare, Merale Uzeiri Ferati para komisionit parlamentar prezantoi propozim ligjin e PDSH-së për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

“Si deputete dhe si përfaqësuese e Partisë Demokratike Shqiptare kemi propozuar projekt ligjin për realizimin e barazisë të gjuhëve dhe shkrimeve zyrtyare në repubilkën e Maqedonisë. Ne si Parti Demokratike Shqiptare mendojmë se projekt – ligji për përdorimin e gjuhëve nga ana e qeverisë që është në procedurë parlamentare nuk është i mjaftueshëm dhe i plotë për sa i përket zyrtarizimit të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. Një gjë është e vërtetë – avancimi nuk do të thotë se është zyrtarizim. Zyrtarizim është krejt dicka tjetër që nënkupton nivel të barabartë të përdorimit të gjuhës së një kombi në të gjitha instancat shtetërore, si në të folurit ashtu edhe në të shkruajturën e saj”, deklaroi Fetai.

Për PDSH-në, projekt ligji i propozuar nga ana e qeverisë parashikon një përdorim të avancuar të saj. Megjithatë, kjo parti i dha përkrahje ligjit në lexim të parë, edhe pse vlerëson se nuk është i mjaftueshëm dhe me këtë nuki zyrtarizohet gjuha shqipe./Telegrafi/

Exit mobile version