Përmes një reagimi dërguar Telegrafit Maqedoni Partia Demokratike Shqitare (PDSH) ”përkrah revoltën e shprehur nëpërmjet protestës të nxënësve të shkollave të mesme të Tetovës.”
Në reagimin e kësaj partie, mes tjerash thuhet se ”mospagesa e harxhimeve të rrugës për nxënësit nga ana e komunës është e fundit në vazhdën e veprimeve dhe vendimeve të dëmshme dhe shkratimtare nga ana e pushtetit lokal dhe atij qendrorë në sferën e arsimit.
Gjendja katastrofale e objekteve shkollore si pasojë e diskriminimit gjatë ndarjes së buxhetit e ka rënduar tejmase mbarvajtjen e procesit edukativo arsimorë ku si pasojë shumica e shkollave nuk i plotësojnë kushtet elementare për zhvillim normal të mësimit kurse punësimi i kuadrove të pakualifikuar partiak e përmbyll këtë kapitull të turpit dhe dëmit kolosal që po ja bën BDI arsimit në gjuhën shqipe.
Kërkojmë që urgjentisht të bëhet pagesa e harxhimeve të rrugës nga ana e komunës pasiqë kjo është e drejtë e garantuar me ligj që nga viti 2007, miratuar nga ana e PDSH-së, masë e cila sadopak e lehtëson gjendjen e rrënduar të buxheteve familjare.”/Telegrafi/