Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) nuk do të dorëzojë lista të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 5 qershorit. Në këtë parti thonë se moti kohë dihet qëndrimi i tyre se nuk ka kushte për zgjedhje më 5 qershor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Që moti disa herë rradhazi kemi deklaruar që nuk ka kushte minimale për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet me 5 qershor, që nënkupton se nuk do të dërgojmë as listë të kandidatëve për deputet në KSHZ!”, deklaroi për “Lajm”, zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi./Telegrafi/