Deputetët e LSDM-së do të jenë prezent në seancën e sotme në të cilën në rend dite janë konstatimi i dorëheqjeve të ministrave dhe ministrave plotësues të LSDM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Më pastaj do të diskutohet për propozimet e BDI-së për fshirje të datës 5 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, kurse si pikë e tretë do të jetë zgjedhja e anëtarëve për qeverinë e maqedonisë.
Deputetët e PDSH-së nuk do të marrin pjesë në mbledhje. Sipas burimeve nga BDI për TV Telma, votimi i Dime Spasov dhe Mitko Çavkov do të bëhet me vota të OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së.
Në rend dite nuk ka pikë për anulimin e vendimit të kryetarit Ivanov për falje./Telegrafi/