Përfaqësuesit e PDSH-së, Azem Sadiku sekretar i përgjithshëm dhe kryetar i shtabit zgjedhor, si edhe anëtari i shtabit zgjedhor, Bekim Fazliu, sot në Shkup zhvilluan takim me përfaqësuesin special në Asamblenë parlamentare të OSBE-së për Evropën juglindore, Roberto Batelli, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim u bisedua për tema lidhur me situatën aktuale politike në vend si dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në takim përfaqësuesit e PDSH-së potencuan se prioritet i Partisë Demokratike Shqiptare është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimi i parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.
Në këtë drejtim, PDSH-ja kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira dhe të besueshme.