Site icon Telegrafi

PDSH dhe Besa: Projekt-ligji për gjuhët është mashtrim i radhës

Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve që ditë më parë mori dritë jeshile nga qeveria kundërshtohet ashpër nga partitë opozitare shqiptare Besa dhe PDSH-ja.

Sipas Lëvizjes Besa edhe pas 27 vjet të pavarësisë së Maqedonisë dhe 16 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, gjuha shqipe nuk po zyrtarizohet plotësisht por po bëhet avancimi i saj në institucione gjegjëse.

Nga kjo parti akuzojnë BDI-në se vazhdimisht po mashtron qytetarët me premtime të rrejshme. Ndërkohë që paralajmërojnë se ditëve të ardhshme do të publikojë një analizë të qartë se çfarë paresh propozim ligji për gjuhën shqipe.

Ndërkohë, nga PDSH përmes një reagim me shkrim thonë se propozim-ligji për gjuhët i Qeverisë nuk është gjë tjetër përpos marketing parazgjedhor i partive në pushtet. Nga PDSH thonë se me këtë ligj vazhdon të mashtrohet opinioni shqiptar ashtu siç u mashtrua në vitin 2008 dhe 2011.

Propozim ligji në fjalë u kundërshtua edhe nga OBRM-PDUKM-ja e cila e vlerëson si antikushtetues.

 

 

Exit mobile version