Udhëheqësia qendrore e PDSH-së ka diskutuar sot për përgatitjet për kongresin e jashtëzakonshëm pas dorëheqjes së Menduh Thaçit nga posti i kryetarit të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fillimisht kjo parti e quajti një folklor politik platformën e përbashkët të partive tjera shqiptare, si edhe qëndrimet e BDI-së.
PDSH-ja e konsideron një lojë politike ndërmjet BDI-së dhe OBRM-së përplasjen rreth gjuhës shqipe dhe PSP-së.
Bekim Fazliu nga PDSH-ja thotë se Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare i minimizon kërkesat e shqiptarëve, duke shtuar se këto parti nënshkruese do të kërkojnë që në këtë Deklaratë të futen pjesë të programit të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/